Sfida e kthimit me Sivasspor, Daja: Ndeshje më e vështirë se në Turqi

Sfida e kthimit me Sivasspor, Daja: Ndeshje më e vështirë se në Turqi

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, foli në konferencë për shtyp, para ndeshjes me turqit e Sivasspor.

Daja u shpreh se do të jetë një ndeshje më e vështirë se ajo në Turqi, ku fituan 4-3.

Presim të jetë një ndeshje akoma më e vështirë sesa në Turqi. Ata vijnë nga një fitore në kampionat dhe këtu do të kërkojnë revanshin ndaj nesh. Neve na bën më të fortë, për shkak se Sivasspor dhe ekipet e tjera në grup kanë më shumë eksperiencë.

Na pret një ndeshje mjaft e vështirë, kundërshtari ka kualitet. Do të jemi maksimalisht të përqendruar që të gëzojmë të gjithë sportdashësit kosovarë dhe shqiptarë, por e dimë që na pret një ndeshje mjaft e vështirë.

Pas triumfit në ndeshjen e parë, kampionët e Kosovës, do të kërkojnë një tjetër sukses, në “Fadil Vokrri”, që ditën e nesërme do të jetë i mbushur në kapacitet të plotë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy