
Sulmuesi Lautaro Martinez mbetet një opsion shumë i vlefshëm për Atletico Madridin . Diego Simeone ka vënë në lëvizje drejtorin teknik Andrea Berta për nisjen e negociatave në lidhje me argjentinasin sepse i shërben projektit të lideruar nga traineri 51 vjeçar . Në këto kohë të vështira që ndodhet bota e futbollit Interi është një ndër skuadrat më të goditura me një borxh të konsiderueshëm . E vetmja rrugë shpëtimi për zikaltërit është shitja e lojtarëve të rëndësishëm dhe 23 vjeçari është një ndër to .
Koha nuk pret dhe kampionëve të Scudettos do ti duhet ta zgjidhin këtë problematikë deri në datën 30 qershor dhe të startojnë një tjetër etapë në historinë e tyre . Interesi i ‘’ Los Colchoneros ‘’ për ishi-n e Racing Club është rikthyer sepse golashënuesi jo vetëm që ka arritur një sukses historik me Interin por e ka mbyllur sezonin me 19 gola dhe 9 asiste në 48 takime dhe ka rezultuar një pikë referuese për Antonio Conten që është ulur në stolin e Tottenham Hotspurit . Sipas Tuttosport Interi tashmë ia ka përcaktuar çmimin Atletico Madridit i cili arrin 90 milionë eurot dhe kampionët e rinj të La Ligas duhet të bëjnë një sakrificë të madhe për ta transferuar në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.
Në këtë aspekt ‘’ El Cholo ‘’ do të jetë shumë i favorizuar pas fitimit të kampionatit dhe duke qenë se është një trainer i jashtëzakonshëm që nuk mposhtet lehtë , Lautaro Martinezit mund ti mbushet mendja për t’iu bashkuar projektit të argjentinasit. Por ‘’ Los Rojiblancos i kanë marrë masat për merkaton dhe e dinë se për goditje të kësaj natyre duhet të përfshijnë lojtarë me një peshë specifike dhe emri i zgjedhur nga Diego Simeone është Saul Niguez .
Kartoni i spanjollit arrin 80 milionë eurot , dhe kjo shifër do ti jepte shansin Atleticos për të nisur ofensivën për Lautaro Martinezin me shpresën e konkretizimit sa më të shpejtë të akordit dhe kështu të formonte një dyshe ëndërrash me uruguajanin Luis Suarez , e cila do të rezultonte e frikshme për çdo kundërshtar .
Dy fakte kyçe në këtë histori që mund të favorizojnë operacionin janë fitimi i titullit në La Liga dhe së dyti transferimi në një ambjent shumë të suksesshëm që ka nga pas punën e një tekniku që ka tejkaluar çdo pritshmëri me aftësitë e mrekullueshme të tij .



