
Mbrojtësi Niklas Sule, ka vendosur të largohet nga Bayern Munich dhe këtë e ka bërë të ditur prej ditësh.
Gjermani madje duket se e ka zgjedhur edhe skuadrën ku do të vazhdojë karrierën. Ka qenë agjenti i lojtarit, Volker Struth që ka konfirmuar për “Sport 1” se mbrojtësi tanimë e ka vendosur të ardhmen e tij.
“Klubi i ri është vendosur tanimë. Niklas së fundmi ka marrë një vendim dhe do të habitesha nëse do ta anulonte sërish atë vendim”, tha Struth.
Për Sule ka pasur interesime të shumta dhe ende nuk dihet se për cilën skuadër ka vendosur të luajë futbollisti.



