Në orët e fundit një tjetër pretendent ka hyrë në garë për Brahim Diaz. Bëhet fjalë për Newcastle United, ekipi më i pasur në botë momentalisht.
Marokeni nuk e ka të sigurtë qëndrimin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ dhe të ashtuquajturit ‘’ Las Urracas ‘’ do të tentojnë ta transferojnë në ‘’ St James Park ‘’.
Ulje-ngritjet tek ‘’ Los Blancos ‘’ nuk tolerohen në asnjë mënyrë dhe Premier League konsiderohet një destinacion atraktiv për sulmuesin.
Fakti që nuk konsiderohet një titullar në 11-shen e Xabi Alonson është mjaft domethënës dhe e bën edhe më të vështirë qëndrimin në kryeqytetin e Spanjës.
Florentino Perez i ka bërë llogaritë paraprakisht dhe është i gatshëm të nisë negociatat duke filluar nga 60 milionë euro.
Cilësitë e shfaqura nga ish-i i Milanit në metrat e fundit nuk janë anashkaluar nga traineri Eddie Howe i cili mbështetet fuqimisht nga presidenti Yasir Al- Rumayyan.
S’duhen nënvlerësuar as kuqezinjtë të cilët synojnë medoemos ta rikthejnë në ‘’ San Siro ‘’ dhe duhet shtuar se britanikët përbëjnë një kërcënim real për ta.
Ditët e mbetura të merkatos do të jenë determinante dhe nëse do të arrihet marrëveshja Brahim Diaz mund të shëndërrohet në një ndër blerjet më të bujshme në kampionatin anglez.



