
Rikthimi i Timo Wernerit tek Leipzigu në merkaton e verës, rezultoi zgjedhja e duhur, pas asaj eksperience jo të mirë tek Chelsea.
Gjermani e ka rikuperuar terrenin e humbur tek ish skuadra e tij, por në kohët e fundit një dëmtim i pësuar e ka kthyer mbrapa në kohë golashënuesin.
Mungesa në shtatë sfida në fazën e parë, përfshirë të gjitha kompeticionet, e ka lënë disi në prapavijë 27 vjeçarin, të cilin sipas informacioneve të gazetarit të famshëm gjerman Florian Plettenberg , drejtuesit e Manchester United po mendojnë ta rikthejnë në Premier League.
‘’ The Red Devilsat ‘’ i kanë filluar tratativat për Timo Werner që në muajin nëntor dhe gjatë kësaj periudhe, shumë të rëndësishme për avancimin e mëtejshëm, do të japin maksimumin për ti siguruar Erik Ten Hagut shërbimet e një lojtari tejet cilësor.
20 herë kampionët e Premier Leagues e kanë filluar sezonin si mos më keq, të cilët u eleminuan në grupet e Champions Leagues dhe do të mundohen ta ndryshojnë sa më shpejt të jetë e mundur këtë situatë kritike.
Ishi i Ajaxit vijon i pakënaqur me rendimentin e repartit të avancuar por s’duhet harruar se do të jetë shumë e vështirë për Manchester United pasi Leipzigun e presin sfida tejet të rëndësishme, dy ndër të cilat do të jenë kundër Real Madridit, të vlefshme për fazën e 1/8-tave të Champions Leagues.



