Teuta kampione dhe Vllaznia Kupën, Starova: Të merituara, shkodranët mos i gjykojmë për lojën

Teuta kampione dhe Vllaznia Kupën, Starova: Të merituara, shkodranët mos i gjykojmë për lojën

Drejtori i Teutës, Sulejman Starova, i ftuan në emisionin “Skaner” në MCN TV, ka thënë se sezoni nxori me meritë Teutën kampione dhe Vllazninë fituese të Kupës. Starova tha më tej, se ky ishte një trofe i merituar për shkodranët, për sezonin që kanë bërë.

 “Sezoni nxori me meritë Teutën kampione dhe Vllazninë fituese të Kupës së Shqipërisë. Shkodra merr një Kupë pas kaq shumë viteve. Për atë veçantinë që kishin në kampionat, e meritonin. Ishte një finale tipike. Objektivi është fitimi i lojës, jo sesi luan. Mund të themi si shembull Manchester Cityn. Vllaznia kishte më shumë emocione sesa me Partizanin. Jo vetëm me Skënderbeun, por me çdo skuadër, në 90 minuat je i barabartë. Vllaznia e meritoi dhe nuk duhet gjykuar për lojën. Ky është një kampionat i luftuar. Memelli i mori maksimumin Skënderbeut, korçarët bënë shumë mirë. Nuk mund ta krahasojmë Vllazninë e kampionatit me këtë të Kupës. Vllaznia luajti me kujdes prapa. E kontrolluan fitoren sepse kështu duhet të bënin. Memelli, Brdaric dhe Martini, 3 trajnerët më të mirë të sezonit”, u shpreh Starova.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy