Derbi Inter-Milan, Pioli zbulon dy mungesat e mëdha: Ekipi është gati për një ndeshje të madhe

Derbi Inter-Milan, Pioli zbulon dy mungesat e mëdha: Ekipi është gati për një ndeshje të madhe

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka dalë para mediave, në prag të sfidës që skuadra e tij luan ditën e nesërme ndaj Interit. Pioli tha se skuadra që fiton më shumë duele në fushë, do të ketë më shumë mundësi për të marrë 3 pikët.

Tekniku kuqezi, zbuloi gjithashtu edhe dy mungesa të rëndësishme për kuqezinjtë, Ibrahimovic dhe Rebic.

Vijmë nga një ndeshje shumë e mirë me Juventusin. Po luftojmë si për kreun e tabelës, ashtu edhe për të kapur një vend në Ligën e Kampionëve. Ekipi është i vëmendshëm dhe i vendosur. Ata janë gati për një përballje që peshon shumë.

Nuk ka javë të mira ose të këqija, ka vetëm javë pune. Ne e kishim kohën e nevojshme për t’u përgatitur për ndeshjen. As Ibrahimovic e as Rebic nuk do të jenë të pranishëm, ndërsa Tomori ka bërë një punë të madhe dhe do të mendoj nëse do të startojë si titullar ose jo.

Interi po arrin një formë të mirë me shumë rezultate të rëndësishme. Besoj se ne nuk kemi dhënë ende maksimumin, i shoh djemtë të bashkuar.

Giroud është një lojtar me pozitë ndërkombëtare, ka një dëshirë të madhe për të bërë mirë dhe është gati.

Interi është i fortë, por dhe ne kemi cilësitë tona. Mënyra se si luajnë dy skuadrat do të çojnë në shumë duele. Skuadra që do të fitojë më shumë duele, do të ketë shansin të fitojë ndeshjen.

Theo është rritur, ai është gjithmonë shumë i disponueshëm. Ai po bëhet një lojtar vërtetë i kompletuar, me potencial të madh.

Unë jam absolutisht pozitiv dhe i sigurt. Zgjedhja jonë në tregun e transferimeve ishte e përbashkët. Ne zgjodhëm të fokusoheshim te cilësitë teknike të lojtarëve tanë. Jam absolutisht i sigurt që kjo skuadër mund të luftojë për majën e kampionatit.”, deklaroi Pioli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy