Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF, zbulohen çështjet që u miratuan

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF, zbulohen çështjet që u miratuan

Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Anëtarët e KE, miratuan rendin e ditës dhe procesverbalin e mbledhjes së zhvilluar më 24 maj të këtij viti.

Në mbledhje u miratuan disa pika të rendit të ditës, ku një prej tyre është edhe projekti i “100 Fushave”. Ky projekt konsiston në ndërtimin e fushave të reja në të gjithë Shqipërinë dhe ku mund të aplikojnë pa kufizim kushdo, individ, pushtet qendror a vendor, klub futbolli etj.

Gjithashtu, me unanimitet të plotë u miratuan edhe disa pika të tjera të rendit të ditës, që kanë të bëjnë me mbështetjen infrastrukturore që FSHF-ja do të japë për dy klubet e futbollit, KF Egnatia dhe KF Erzeni, me investimin në sistemin e ndriçimit në Kompleksin Tropikal si dhe me mbështetjen e shoqatës së të verbërve dhe të amputuarve në kuadër të programit të Përgjegjësisë Sociale dhe projekteve incentivuese HatTrick V.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy