
Gianni Infantino është përfshirë sërish në dyshime të forta mbi projektin e Superligës europiane. Presidenti i FIFA-s, asipas gazetës amerikane ‘Neë York Times’, është investuar drejt përdrejtë për krijimin e kompeticionit të ri që krijoi një furtunë të paparë në futboll.
Thuhet se Infantino jo vetëm që kishte dijeni për Superligën, por edhe e ka mbështetur kompeticionin e ri.
Madje raportohet se numri një i FIFA-s ndërmjetësuesi i klubeve dhe bankës financuese JP Morgan.
Komunikimi i Infantinos me presidentët e klubeve është bërë me anë të kodeve duke ruajtur në fshehtësi të plotë identitetin e tij.
Ky lajm pritet të minojë të ardhmen e FIFA-s duke trazuar jo pak dhe ujërat e futbolli.
Ishte vetë FIFA e cila doli me deklarata të bujshme kundër Super Ligës dhe duke dalë në krah të UEFA-s, por faktet zbulojnë se mund të ketë qenë vetëm një farsë për të mbuluar përfshirjen e numrit një të futbollit.
Nuk dihet se çfarë do të ndodhë në vazhdim, por pritet valë ndryshimesh në radhët e institucioneve më të larta të futbollit.



