Trajneri i Partizanit, Ilir Daja është shfaqur shumë i zhgënjyer, pas ndeshjes derbi, ku skuadra e tij u mposht nga Tirana 2-1.
Tekniku kryeqytetas tha se dikush duhet të marrë përgjegjësinë për këtë situatë te të kuqtë, teksa shtoi se do të ketë një takim me drejtuesit për të diskutuar, duke dhënë kështu sinjale largimi.
“Unë do të ulem me drejtuesit për të diskutuar, sepse dikush do marrë përgjegjësinë për gjendjen e Partizanit. Në këto raste përgjegjësinë kryesore e merr trajneri. Pavarësisht se çfarë ka ndodhur që ne kemi lënë pikë rrugës, gjithsesi do mundohemi që të gjejmë një zgjidhje sa më të mirë për Partizanin.”, deklaroi Daja.
Pas 15 javëve kampionat, Partizani ka zhgënjyer totalisht teksa mban vendin e 5-të me vetëm 18 pikë të grumbulluara.



