
Mbrojtësi i talentuar, Adrian Bajrami është gati për ngjyrat kuqezi. 20-vjeçari u grumbullua nga trajneri Edoardo Reja për miqësoret e muajit mars, por nuk bëri dot debutimin e tij, për shkak se kishte probleme me pasaportën.
Megjithatë së fundmi bëhet e ditur, se Bajrami është pajisur tashmë me pasaportë shqiptare dhe është grumbulluar me Shqipërinë U-21. Lojtari që aktivizohet me Benfica U-23, është i gatshëm dhe pritet të bëjë debutimin në ndeshjen me Anglinë.
Pas rreth 6 ditësh përgatitje intensive më datë 5 qershor Kombëtarja U-21 do të udhëtojë drejt Anglisë për ndeshjen e datës 7 qershor. Gjashtë ditë më Shpresat do të luajnë sfidën përmbyllëse të kualifikueseve në shtëpi, në stadiumin “Elbasan Arena”, më konkretisht më 13 qershor ndaj Kosovës, në ora 19:30.
Këto janë edhe dy ndeshjet e fundit të eliminatoreve, ku Shqipëria ishte pjesë e Grupit G, së bashku me Anglinë, Republikën Çeke, Slloveninë, Andorrën dhe Kosovën.



