Duke filluar nga ora 16:45, do të luhet superfida e javës së 30-të në Abissnet Superiore, ajo mes Vllaznisë dhe Partizanit.
Është një përballje që premton spektakël, për shkak të rivalitetit të madh mes dy skuadrave. Të dy ekipet janë në garë për një vend në Europë në kampionat dhe për këtë arsye, fitorja është detyrim.
Pak minuta para fillimit të sfidës, dy trajnerët kanë zbuluar edhe formacionet zyrtare, me të cilat ekipet do të zbresin në fushë.
FORMACIONET ZYRTARE:
VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Krymi, Latifi, Jonuzi, Kruja, Bulatoviç, Hakaj, Hoxhaj, Aralica.
PARTIZANI: Hoxha, Belica, Marku, Matondo, Skuka, Stenio Jr., Mala, Murataj, Hadroj, Bitri, Rrapaj.



