
Erzeni vazhdon më përforcimet e fundit në merkato, teksa ditën e sotme, kanë zyrtarizuar afrimin e radhës.
Klubi shijakas ka firmosur me mbrojtësin e majtë, Xhelil Asani. 26-vjeçari ka qenë edhe pjesë e Bylisit para 6 sezonesh në Shqipëri.
Përveç Bylis, shqiptari nga Maqedonia e Veriut ka qenë pjesë edhe e Shkëndijës, Metalurg, Pembroke, Masha’al, Mladost, Rudar apo Pittsburg në SHBA.
NJOFTIMI I ERZENIT:
Klubi i Futbollit Erzeni ka arritur të nënshkruajë me mbrojtësin anësor Xhelil Asani , i cili pritet të jetë një vlerë e shtuar në repartin e prapavijës.
I lindur në Kërçove të Maqedonisë së Veriut , Asani do të rikthehet pas gjashtë vitesh në Abissnet Superiore pas disa eksperiencash në Maltë, Bjellorusi, Maqedoninë e Veriut, Uzbekistan, Bosnje Hercegovine, Rusi dhe Amerikë .
Mbrojtësi i majtë 26-vjecar ka luajtur për këto ekipe Vellazerimi, Bylis, Metalurg Skopje, Pembroke, Torpedo Zhodino, Shkendija Tetove, Mash’al, Mladost Kakanj, SKA Khabarovsk, Pitssburgh, Rudar Prijedor.



