Kërkesa e Messit ndaj Al Hilal

Kërkesa e Messit ndaj Al Hilal

   Transferimi i Cristiano Ronaldos tek Al Nassr i ka dhënë një tjetër impakt ligës në Arabinë Saudite dhe rivali i tyre Al Hilal është i vendosur të transferojë një tjetër yll botëror. 

Flitet për Lionel Messin, i cili akoma nuk e ka arritur akordin për rinovimin e kontratës me Paris St Germain dhe arabët pretendojnë të përfitojnë dhe ta shtojnë cilësinë , me shtatë herë fituesin e ‘’ Topit të Artë ‘’. 

Sipas ‘ Chiringuito de Jugones ‘ , kampioni në fuqi i botës me ‘’ Albicelestët ‘’ pretendon të përfitojë 600 milionë euro , i cili nuk mundi të avancojë me ‘’ Les Pariziens ‘’ në Champions League dhe ndoshta ky fakt mund ti vërë pikën eksperiencës në ‘’ Parque de Prince ‘’.

Rivaliteti i dikurshëm i ‘’ La Pulgas ‘’ dhe ‘’ Cr7 ‘’ parashikohet se mund të vijojë edhe përtej kontinentit të vjetër , në një ligë e cila shquhet për rrogat e majme por sigurisht është ende shumë larg nivelit të ekipeve europiane.

Megjithatë , transferimi i 35 vjeçarit do të ishte një ndër surprizat e merkatos , gjithmonë nëse kampionët në fuqi të Ligue 1 nuk do të sigurojnë qëndrimin e tij për më gjatë dhe drejtuesit e Al Hilal do ta pranojnë pretendimin e sulmuesit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy