
Qëndrimi i paluhatur i Sevillas në lidhje me kërkesën për Jules Kounden ka shkaktuar tërheqjen e Barcelonës nga gara për francezin .
Katalanasit menduan se mund të kenë sukses në këtë tratativë por sipas ‘ Cadena Cope ‘ i kanë dhënë fund kësaj historie duke ia lënë rrugën të shtruar ‘’ Bluve të Londrës ‘’.
Faktikisht spanjollët asnjëherë nuk realizuan një ofertë konkrete për 23 vjeçarin pasi u fokusuan tek Cesar Azpilicueta dhe kryeqytetasit me shumë mundësi do të dalin duke buzëqeshur nga kjo histori .
Jules Kounde është shëndërruar në një ndër anësorët më në formë në vitet e fundit dhe drejtuesit e andaluzëve , koshientë për këtë fakt kanë besuar në çdo moment se mund ta arrijnë objektivin e tyre .
Me shumë gjasa , Thomas Tuchel do të ketë një vlerë të shtuar në prapavijë duke filluar nga sezoni vijues dhe një element që spikat është lufta praktikisht e fituar nga gjigandët e Premier Leagues dhe më gjerë , për një lojtar për të cilin asnjëherë nuk u dorëzuan pavarësisht konkurrencës së fortë e kontinentin e vjetër .
Për të disatën herë problemet ekonomike kanë penalizuar ‘’ Blaugranët ‘’ , të cilët në vijimësi duhet të përqëndrohen në alternativa të tjera që përshtaten me mënyrën e lojës së të besuarve të Xavi Hernandezit , të cilët shpresojnë se do të rikthejnë entuziazmin në ‘’ Camp Nou ‘’ në të ardhmen.



