
“Janë ndjenja të çuditshme... jam i trishtuar dhe gjithashtu i lumtur.” Këto janë fjalët e para të Papu Gomez, futbollistit argjentinas që u nis drejt Spanjës për të firmosur me Sevillia-n. Kjo e fundit e mori nga Atalanta për të cilën Gomez luajti për gati 6 vite, duke shënuar 59 gola.
“Do të bëja përsëri gjithçka që kam bërë te Atalanta nga dita e parë. Kemi shkruar historinë e këtij klubi që tani është në majën e Europës,”-thotë ndër të tjera futbollisti 32-vjeçari, i cili për ditë bën 33.
"Do të më mungojnë shumë tifozët. Bergamo është në zemrën time, është qyteti im. Do t'ju shoh sërish së shpejti, me siguri. Unë kam biseduar me Percassi (presidentin) dhe ata e dinë se çfarë mendoj. Unë i dua të gjithë, sigurisht edhe Gasperinin,”-mbyll Gomez.
Ai ka rënë dakord me Sevillia-n për një kontratë 3-vjeçare nga e cila do të përfitojë 3 milionë euro në sezon. Ndërkohë, klubi spanjoll i ka paguar Atalanta-s 7.5 milionë euro për kartonin, ndërsa do të ketë edhe të tjera në formë bonusesh.
Për Gomez në garë ishte edhe Interi, por zikaltërit nuk mundën t’i përmbushnin pretendimet e Atalanta-s.



