Napoli mund Torinon, merr kryesimin (VIDEO)

Napoli mund Torinon, merr kryesimin (VIDEO)

Napoli rimerr kryesimin e Serisë A pas hapit fals të Interit që u mposht në San Siro nga Udineze me rezultatin 1-3. Napoletanët fituan me të njëjtin rezultat përballë Torinos, ku skuadra e Sarrit ishte fantastike në fraksionin e parë duke shënuar të tre golat.

Fillimisht shënoi  Koulibaly që në minutën e 4-të dhe më pas shënuan edhe Zielinski dhe Hamsik që realizoi golin numër 115 me fanellën e Napolit duke arritur në këtë mënyrë rekoridin e legjendarit Maradona.

Ndërsa në pjesën e dytë, goli i Torinos u shërbeu vetëm statistikave, pasi rezultati mbeti i pandryshuar.

Gjithashtu edhe Roma ka marrë tri pikë të rëndësishme kundër Cagliarit në “Olimpico”. 

Golin e fitores e shënoi Federico Fazio në minutën e 94’, të sfidës. Pas kësaj fitoreje të rëndësishme, Roma ka grumbulluar 38 pikë, aq sa Juventusi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy