Rey Manaj pritet të largohet nga Sivasspor në këtë merkato vere.Kjo u konfirmua nga trajneri i skuadrës turke, Bulent Uygun, i cili konfirmoi se janë dy klube të mëdha nga Turqia që duan shërbimet e sulmuesit.
Ka interesime për Rey Manajn nga dy klube të mëdha turke. Jemi në bisedime me ta. Ka negociata edhe nga Arabia Saudite.
Nëse na ofrojnë atë që duam, atëherë do të vendosë bordi drejtues. Unë po e stërvit në mënyrën më të mirë të mundshme, sikur ai të qëndrojë me ne.
Emrat e klubeve nuk bëhen të ditura, por një prej tyre është Trabzonspor, skuadër që e ndjek sulmuesin prej kohësh.
Manaj shkëlqeu me Sivasspor në sezonin e kaluar, kur realizoi plot 18 gola në kampionat.



