Klauzolë 1 miliard euro, Barcelona “blindon” talentin

Klauzolë 1 miliard euro, Barcelona “blindon” talentin

Talenti spanjoll, Gavi, i ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e treguara këtë sezon te skuadra e Barcelonës.

17-vjeçari debutoi me katalanasit në shkurt të vitit të kaluar dhe tashmë me Xavi trajner është kthyer në një titullar të padiskutueshëm.

Duke parë paraqitjet e shkëlqyera, Chelsea ka shfaqur interes për spanjollin, me trajnerin Tuchel që e pëlqen shumë dhe e do në skuadër. Megjithatë Barcelona nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e Gavi dhe për këtë arsye ka vendosur ta “blindojë”.

Katalanasit kanë gati kontratën e re deri në vitin 2026, ku lojtari do të ketë rritje të rrogës sezonale, ndërsa klauzola e largimit do të jetë 1 miliard euro, duke e bërë të pamundur që ndonjë skuadër tjetër ta afrojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy