
Milani është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur ditën e sotme Genoan me rezultatin 0-3, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Serie A.
Dopieta e Messias Junior në minutat 47 dhe 61 si dhe supergoli i Ibrahimovic në minutën e 10-të, i dhanë fitoren kuqezinjve të Piolit, që rikthehen në vendin e dytë me 35 pikë, 1 më pak se Napoli kryesues.
Pikëirhst këta të fundit u ndalën në barazim ndaj Sassuolo në transfertë, në një ndeshje ku nga humbja i shpëtoi VAR-i. Napoli kaloi në avantazh të dyfishtë, falë golave të Ruiz në minutën e 51 dhe Mertens në minutën e 60-të, por vendasit nuk u dorëzuan dhe ia dolën të barazojnë shifrat, me golat e Scamacca në minutën e 72 dhe Ferrari në minutën e 89.
Madje Sassuolo gjeti edhe golin e përmbysjes me Defrel në minutën e 93, por goli u anulua nga VAR, për pozicion jashtë loje. Serie A bëhet akoma edhe më e bukur pas kësaj xhiro, pasi kreut i është bashkuar edhe Interi, që mban vendin e tretë me 34 pikë, vetëm 1 pas Milanit.



