Në ring nuk e njohin mëshirën. Janë sportistë amatorë dhe profesionistë të moshave të ndryshme nga Kosova, Shqipëria, Greqia apo Zvicra, që garuan në turneun e hapur të kikboksit në Gjirokastër.
Për herë të parë në histori, qyteti i gurtë organizoi një event të këtij sporti ku morën pjesë mbi 15 ekipe. Pjesëmarrësit thonë se ushtrimi i këtij sporti është pasion.
Por për Klodi Tosunin, sportist, njëherazi edhe një prej organizatorëve, nevojitet mbështetje më e madhe dhe thotë se një tjetër kampionat më i madh pritet të organizohet në verë.
Turneu u organizua në palestrën e shkollës Koto Hoxhi dhe ishte organizim i federatës së kikboksit dhe Bashkisë Gjirokastër.



