Napoli zyrtarizon Sirigun

Napoli zyrtarizon Sirigun

 Më në fund Napoli e ka arritur objektivin në lidhje me kuadratin e bardhë. Bardhekaltërit kanë zyrtarizuar Salvatore Sirigun  pas shumë kohësh pritje .

Lajmi është deklaruar nga vetë presidenti Aurelio Di Laurentis dhe  ‘’ Il Partenopei ‘’ do ta kenë pjesë të ekipit deri në 30 qershorin e 2023-shit me opsionin e rinovimit për një tjetër sezon, gjithmonë në varësi të rendimentit që do të shfaqë në fushën e lojës. 

Por 35 vjeçari nuk është i vetmi pasi Napolit i nevojitet një tjetër portier për ti dhënë siguri  Luciano Spalletit dhe prej kohësh gishti i është vënë Keylor Navasit , për të cilin eksperienca në Scudetto do të ishte e treta ndër kampionatet më të rëndësishme të kontinentit të vjetër .

Napoli prej shumë vitesh tenton për fitimin e Serisë A por fatkeqësisht nuk ka mundur të mposhtë rivalitetin e ashpër që ekziston edhe pse në linja të përgjithshme është një ekip tepër kompetitiv i cili mund të befasojë në çdo moment dhe ta thyejë një herë e mirë akullin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy