Eliminimi nga Champions League, Zekiç: Bëmë vetëm një gabim, ishim të pafat

Eliminimi nga Champions League, Zekiç: Bëmë vetëm një gabim, ishim të pafat

Trajneri i Partizanit, Zoran Zekiç, u shfaq i zhgënjyer pas humbjes ndaj Bate Borisov, që përkthehet me eliminim nga Champions League. Zekiç deklaroi se skuadra e tij bëri vetëm një gabim dhe kundërshtari e shfrytëzoi duke shënuar. Sipas tij, Partizani ishte i pafat në këtë përballje, por shtoi se është krenar për ekipin e tij. “Jam shumë i zhgënjyer përsa i përket rezultatit sot. Ne luajtëm futboll, por nuk arritëm të shënonim dhe sigurisht në situata të veçanta ata na ndëshkuan. Bëmë vetëm një gabim, të cilin kundërshtari e shfrytëzoi . Ndihem pak i zhgënjyer, pasi i kisha folur ekipit gjatë gjithë javës, për situatën sesi e pësuam golin e parë. Nuk arritëm të shënonim gol dhe e vuajtëm këtë gjë. Gjithsesi jam shumë krenar për atë që lojtarët dhanë në fushë, vrapuan shumë, zhvilluan një ndeshje të mirë. Thjesht na mungoi goli dhe ishim të pafat. Në këtë moment nuk dua të mendoj për kundërshtarin që do të përballemi në Conference League pas kësaj humbje. Nga nesër do të fillojmë punën të përgatitemi për përballjen që na pret në kompeticionin tjetër evropian.”, u shpreh Zekiç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy