Ish-trajneri Arsenne Wenger, në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se sulmuesit e vjetër janë më efektivë, duke përmendur këtu rastet e Benzema, Lewandowski dhe Ibrahimovic.
Për sulmuesin e Real Madrid, Wenger nuk i ka kursyer vlerësimet, duke thënë se në moshën 30-vjeçare ishte mbi peshë, ndërsa tani në moshën 34-vjeçare është një nga më të mirët më botë.
Çdo gjë që Benezma bën është e zgjuar dhe duket e thjeshtë. Sulmuesit e vjetër janë më efektivë në këtë moment. Mjafton të shikojmë këtu Benzema, Lewandowski dhe Ibrahimovic, që shënojnë edhe në moshë të madhe. Ata e shfrytëzojnë çdo gabim të kundërshtarit.
Benzema, deri në moshën 30-vjeçare peshonte dy-tre kilogramë më shumë. Tani është një nga 2-3 sulmuesit më të mirë në botë.



