
Interesi i Al- Qadisah në Arabinë Saudite për Paulo Dybalan e ka bërë për ta analizuar me shumë kujdes të ardhmen.
Kur flitet për ekipet e këtij kampionati kuptohet se ofertat janë tunduese për çdo lojtar.
Argjentinasi nuk po përjeton një situatë komode tek Roma dhe ky fakt mund ta përshpejtojë largimin nga ‘’ Olimpico ‘’.
Drejtuesit nuk janë vonuar aspak dhe kanë filluar të punojnë me shumë përkushtim për të gjetur një zëvëndësues të denjë dhe momentalisht ia kanë vënë syrin Memphis Depay-t.
Lajmi është raportuar nga ‘ Calciomercato ‘ dhe duhet theksuar se sulmuesi e ka finalizuar eksperiencën me Atletico Madridin, i cili tashmë është i lirë për të firmosur me cilindo klub që dëshiron.
Eksperienca në kampionate si Premier League, Ligue 1 dhe La Liga apo kompeticionet europiane e kanë pasuruar karrierën e ishi-t të Psv Eindhovenit, të cilit me 30 vite mbi supe i duhet të marrë një vendim për vijimin e saj.
Numri një i stolit të ‘’ Verdhekuqve ‘’ Daniele de Rossi beson tek potenciali i tij dhe drejtuesit po insistojnë për ta transferuar sa më shpejt në kryeqytetin italian.
Sezoni i kaluar tek ‘’ Los Colchoneros ‘’ u shoqërua me 9 gola dhe 2 asiste në 31 sfida dhe ish ekipi i Jose Mourinhos mund të kalojë me parametra zero tek ish fituesi i Conference Leagues.



