Marcos Alonso , me pretendentë në Arabinë Saudite

Marcos Alonso , me pretendentë në Arabinë Saudite

Në kohët e fundit ekipet e Arabisë Saudite kanë fituar ndjeshëm terren në merkato, fakt që e kanë demostruar me kalimin e lojtarëve me emër, në një futboll i cili nuk ka të krahasuar me atë europian ne lidhje me cilësinë por në aspektin e pagave bën diferencën.

Marcos Alonso këtë hërë është bërë pjesë e planeve të Al- Hilal, Al- Ettifaq dhe Al- Ittihad .

Sigurisht oferta parashikohet se do të jetë tunduese për spanjollin, përgjigjja e të cilit besohet se nuk do të vonojë.

32 vjeçari prej dy sezonesh aktivizohet për Barcelonën, i cili është anashkaluar nga Xavi Hernandez dhe merkatoja vijuese do ti vërë pikat mbi i në lidhje me të ardhmen.

Në sezonin aktual, ishi i Fiorentinës numëron vetëm 7 sfida me ‘’ Blaugranët ‘’, statistikë tejet e varfër, e cila natyrisht e largon edhe më shumë nga ‘’ Camp Nou ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy