Dybala do të refuzojë Interin, pritet të kalojë te skuadra tjetër e Serie A

Dybala do të refuzojë Interin, pritet të kalojë te skuadra tjetër e Serie A

Paulo Dybala, bëri përshëndetjen e tij të fundit ditën e djeshme me tifozët e Juveëntusit, ku ai luajti për 7 vite.

Prej kohësh flitet për një kalim të mundshëm të argjentinasit te Interi, por duket se ky transferim nuk do të ndodhë. Sipas asaj që raporton “La Repubblica”, Dybala ka vendosur të refuzojë Interin dhe këtë pritet t’ia komunikojë ziklatërve në ditët e ardhshme.

Madje thuhet se lojtari nuk dëshiron të kalojë te rivalët e përjetshëm te Juventusit, për shkak të lidhjes që ka me klubin bardhezi.

Megjithatë e ardhmja e 28-vjeçarit pritet të jetë në Itali. Trajneri i Romës, Jose Mourinho, i ka kërkuar drejtuesve ta bindin me çdo kusht Dybalan, që sezonin e ardhshëm, të veshë fanellën verdhekuqe. Edhe vetë lojtari e shikon si zgjedhjen e duhur kalimin te Roma, ku do të drejtohej nga një trajner i madh i Mourinho.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy