
Christophe Galtier duket se nuk e ka filluar mirë aventurën me Paris St Germain dhe pakënaqësitë ndaj tij shtohen me kalimin e javëve .
Një ekip si ‘’ Les Pariziens ‘’ gjithmonë synon majat dhe sipas ‘ Le10Sport ‘’ janë tre kandidatë për drejtimin e kryeqytetasve në të ardhmen.
Zinedine Zidane gjithmonë ka qenë i përfshirë në këtë listë për faktin se konsiderohet një ndër preferencat kryesore të Nasser Al Khelaifit falë të kaluarës së suksesshme tek Real Madridi.
‘’ Zizou ‘’ do të mbahet mend gjatë për arritjet me ‘’ Galaktikët ‘’ por duhet theksuar se ëndërra e ish mesfushorit është drejtimi i Francës dhe mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë me kampionët në fuqi të botës pas Botërorit të Katarit.
Edhe Massimiliano Allegri konsiderohet një kandidat cilësor pavarësisht fillimit jo të mirë të sezonit me Juventusin.
Italiani e ka dëshmuar potencialin tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ me dominimin në Itali në të kaluarën dhe nëse Paris St Germain nuk do të ketë sukses për Zinedine Zidane , Massimiliano Allegri mund të transferohet në ‘’ Parque de Prince ‘’.
Gjithsesi drejtori sportiv Antero Henrique po analizon me kujdes edhe performancën e Ruben Amorim tek Sportingu Lisbonës , trainer që ka shkaktuar një risi në Portugali.
37 vjeçari është i lidhur me kryeqytetasit deri në 2024-tën dhe nëse Paris St Germain do të vendosë për numrin një të Sportingut duhet të paguajë klauzolën e prishjes së kontratës me të ashtuquajturit ‘’ Luanët ‘’.
Dihet botërisht se objektivi numër një i Nasser Al Khelaifit mbetet fitimi i Champions Leagues, për të cilin kampionët në fuqi të Ligue 1 luftojnë prej vitesh .



