Eliminimi nga Kupa, Gvozdenovic: Kam besim tek ekipi, na duhet vetëm një fitore

Eliminimi nga Kupa, Gvozdenovic: Kam besim tek ekipi, na duhet vetëm një fitore

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, foli për MCN TV, pas eliminimit në Kupë nga Teuta.

Gvozdenovic deklaroi se pavarësisht eliminimit, ka besim tek ekipi, referuar edhe paraqitjes në minutat e fundit.

Pjesa e parë nuk ishte e mirë për ne. Në pjesën e dyhtë, ishim më mirë, ndonëse me një lojtar më pak. Jam i kënaqur me 20 minutat e fundit. Kam besim tek ekipi. Ishte një gabim individual sot. Na duhet të fitojmë vetëm një ndeshje dhe pastaj kam besim se më pas do të marrim 3-4 fitore radhazi.

Në luftën në ajër, humbasim shumë topa. Kur kemi sulmues të shpejtë, nuk mund të luajmë me topin e gjatë. Në pjesën e parë Teuta ishte më mirë në topin e dytë. Një gabim individual dhe u bë e vështirë për ne.

Ishte fundi i pjesës së parë 0-0, nuk mund të bëhej ai gabim. Nuk duhet të jemi naivë. Duhet ta largojmë topin. Nuk duhet të bëjmë dhurata. Isha i nervozuar, sepse e dija si do ishte me një lojtar më pak.

Kam besim tek ekipi. Të shikojmë, do përgatitemi për Tiranën. Jam pozitiv dhe vetëm shikoj përpara.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy