Qerimaj, me akuza të rënda: Është fshehur rasti me doping, Gjoza duhet të japë urgjentisht dorëheqjen

Qerimaj, me akuza të rënda: Është fshehur rasti me doping, Gjoza duhet të japë urgjentisht dorëheqjen

Peshëngritësi shqiptar, Erkand Qerimaj, ka hedhur akuza të rënda ndaj presidentit te Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza.

Qerimaj, shkruan se Gjoza ka fshehur disa raste me doping. Sipas tij, ai duhet të japë dorëheqjen e menjëhershme.

Postimi i Erkand Qerimajt:

Skandali i fundit ne Federatën e Peshëngritjes, rasti i fundit i një rasti sportist qe është kapur me doping është mbajtur i fshehur nga federata dhe institucionet për të mbrojtur Federatën dhe Elezin . Mendimi është që urgjentisht Elez Gjoza te japi dorëheqjen e të bëhen zgjedhje te reja. Drejton Federatën që në vitin 2013 dhe ka bërë 3 mandate me shumë skandale.

Fondi dhe Federata është për sportistet e trajnerët, jo për të shkuar në xhepat e mëdhenj të Presidentit. Ku realizon turizëm me njerëzit e familjes me lekët e taksapaguesve! Shporru nga Federata! Hajdut… Mashtrues. Mendimi im, Erkand Qerimaj. Kampion Europe, Bote që nga viti 2002.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy