
Katër sezonet tek Atletico Madridi ia kanë rritur ndjeshëm vlerat Nahuel Molinas.
Argjentinasi është përmirësuar në çdo aspekt falë kontributit të dhënë tek spanjollët dhe besimit të Diego Simeones.
Në Itali tashmë një kandidat potencial ka nisur tratativat për ta rikthyer ishi-n e Udinezes dhe flitet për Interin.
Sipas gazetarit Luca Cilli traineri Cristian Chivu e konsideron të përshtatshëm për prapavijën, shtuar edhe faktin se e njeh shumë mirë ekipin duke qenë se është përballur në të shkuarën.
Eksperienca në La Liga e ka ndihmuar për të qenë rregullisht i përzgjedhur edhe nga Lionel Scaloni tek ‘’ Albicelestët ‘’, kampionët e botës në fuqi.
Për momentin nuk ekziston një ofertë konkrete e cila pritet gjatë javëve vijuese.
Nahuel Molina e ka dëshmuar se mbetet një ndër më të spikaturit në Spanjë referuar rolit ku aktivizohet, i cili e ka bindur ‘’ El Cholon ‘’.
Kontrata me kryeqytetasit i skadon në qershorin e 2027-tës dhe vlera e kartonit aktualisht i arrin 25 milionë eurot.
Shifra s’përbën problem për xhepat e Giusseppe Marottas për një lojtar i cili i ka tejkaluar 100 sfidat me ish fituesit e Primera Division.



