
Kylian Mbappe po kalon një moment jo me kombëtaren e Francës, me të cilën në tre ndeshjet e fundit nuk ka shënuar asnjë gol. Kaq ka mjaftuar që në drejtim të tij të vijnë kritikat, për të cilat futbollisti I Paris SG ka deklaruar se e kanë lodhur.
“Vjen një moment dhe lodhesh, sidomos kur luan në klubin e shtetit tënd dhe jep gjithçka për kombëtaren. Në fund, të gjithë këto gjera të lodhin. Ndryshon situata nëse luan jashtë dhe je pjesë e kombëtares.
Unë jam gjithë kohës mes PSG dhe Francës. Është një situatë ndryshe nga ajo që përjeton një lojtar që nuk aktivizohet në Ligue 1. Gjithsesi, unë e dija një gjë të tillë që në momentin kur firmosa me PSG-në.
Sigurisht që kritikat mund të ndikojnë në vendimin që do të marr për të ardhmen time, por qëndrimi te PSG nuk varet vetëm nga ky aspekt. Gjëja më e rëndësishme për mua është të ndihem mirë.
Dua të zbavitem çdo ditë. Kur të marr një vendim për të ardhmen time, të gjithë ju do e merrni vesh“, deklaroi sulmuesi 22-vjeçar, i cili u shpall kampion bote me Francën në verën e vitit 2018 në Rusi.



