Real Madridi, mendon shitjen e Tchouamenit

Real Madridi, mendon shitjen e Tchouamenit

Ecuria e Aurelien Tchouamenit në rradhët e Real Madridit ka filluar ti shqetësojë drejtuesit.

Së fundmi francezi nuk ka qenë në lartësinë e duhur dhe për këtë arsye kanë filluar të qarkullojnë zërat për një largim të mundshëm nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

Të jesh pjesë e ‘’ Galaktikëve ‘’ është një sfidë sa e vështirë aq edhe emocionuese dhe gabimet kushtojnë shtrenjtë.

Që pas tërheqjes së Toni Krossit sigurisht tek madrilenët ka munguar një organizator dhe ky fakt ka ndikuar në rendimentin e repartit të mesfushës.

Megjithatë, për ishi-n e Monacos nuk mungojnë pretendentët, i cili po ndiqet me kujdes nga disa ekipe të Premier Leagues.

Drupal Ad

Pavarësisht ulje-ngritjeve, cilësitë e 24 vjeçarit janë të padiskutueshme por largimi nga kryeqytetasit do ti siguronte një shifër të konsiderueshme, për ta përdorur gjatë merkatove vijuese.

Carlo Ancelotti qartësisht pret mbërritjen e një tjetër komponenti duke qenë se rivaliteti ndërmjet klubeve po ashpërsohet më kalimin e kohës dhe natyrisht ky fakt i detyron drejtuesit të japin maksimumin gjatë kësaj periudhe me në krye Florentino Perezin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy