
Ndonëse merkato është ende larg, Chelsea ka siguruar transferimin e parë për sezonin e ardhshëm.
Blutë e Londrës, kanë arritur marrëveshjen me Leipzig, për transferimin e sulmuesit francez, Christopher Nkunku.
Bëhet e ditur, se akordi është arritur për shumën e 60 milionë eurove dhe mungon vetëm zyrtarizimi.
Transferimi i Nkuku te Chelsea, do të thotë se konkurrenca për Brojën në sulm, do të shtohet dhe do i duhet më shumë punë për një vend në formacion.



