Bruno Fernandes, qëndron tek Manchester United

Bruno Fernandes, qëndron tek Manchester United

Situata delikate e Manchester United si në aspektin sportiv edhe në atë institucional natyrisht që i ka vënë në lëvizje drejtuesit me objektivin e marrjes së vendimeve më korrekte për vijimësinë. 

Qëndrimi i peshave të rënda në ‘’ Old Trafford ‘’ është një prioritet absolut dhe së fundmi ia kanë arritur qëllimit në lidhje me Bruno Fernandes. 

I konsideruar si truri i mesfushës dhe një ndër më cilësorët në kontinentin e vjetër u transferua nga Sporting Lisbona tek Manchester United në janarin e 2020-tës për shifrën e 65 milionë eurove. 

Me kalimin e kohës u shëndërrua në një lojtar stabël dhe të domosdoshëm në formacionin titullar dhe sezoni aktual është i shtati tek ‘’ Djajtë e Kuq ‘’. 

310 gola, 103 asiste dhe 95 asiste numëron 31 vjeçari i cili me këtë vendim ia ka mbyllur derën Bayern Munchenit dhe disa klubeve në Arabinë Saudite. 

Pavarësisht ofertave të konsiderueshme Bruno Fernandes do të vijojë eksperiencën në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’, në rradhët e një ndër klubeve më të pasur të botës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy