Memushi: Laçi është i favorizuar nga dy faktorë, Flamurtarin e prisja më të lodhur ndaj Apolonisë

Memushi: Laçi është i favorizuar nga dy faktorë, Flamurtarin e prisja më të lodhur ndaj Apolonisë

Trajneri i Flamurtarit, Eqerem Memushi, foli për MCN TV, pas fitores në finalen e “play off”-it në Kategorinë e Parë, ndaj Apolonisë.

Vlonjatët do të kenë një përballje të fundit me Laçin, për të synuar Superioren dhe Memushi deklaroi se kundërshtari është i favorizuar për shkak të fushës dhe pushimit të kësaj periudhe.

Për Flamurtarin çdo përballje është e vështirë. Luajmë në Laç, aty ku kundërshtari është i favorizuar nga fusha, por ne shkojmë si Flamurtari për të fituar.

Nuk e kemi përfunduar këtu, jemi me këmbë në tokë dhe duam fitoren ndaj Laçit.

Si skuadër jemi shumë të kufizuar për shkak të dëmtimeve. Unë jam i kënaqur nga skuadra. Na ka munguar lojtari gol, që u kthye sot. Shpresoj të na shërbejë sa më shumë ndaj Laçit.

E dimë ne si do shkojmë në Laç. Çdo ekip që do shkonte në këtë finale, do ishte e rraskapitur. Kemi 5 ndeshje për një javë. Kjo finale donte rikuperim. Laçi është i favorizuar nga fusha dhe është nga pushimi. Ne nuk jemi si Premier Liga, që të luajmë kështu. Sot po dominonim deri te minuta e 76-të. Sot Flamurtarin e prisja më të lodhur, por Apolonia ishte më e lodhur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy