Liverpooli, ofertë për James Garner

Liverpooli, ofertë për James Garner

Në sezonin e katërt me Evertonin James Garner po dëshmon edhe njëherë kualitetin në fushën e lojës.

 Mesfushori ka ditur të performojë në lartësinë e një kampionati si Premier League, edhe pse me një ekip të dorës së dytë. 

Mirëpo kjo ecuri nuk ka kaluar pa u vënë re nga drejtuesit e Liverpoolit të cilët do ta tentojnë medoemos kalimin e anglezit në ‘’ Anfield Road ‘’ gjatë merkatos së verës. 

Presidenti Tom Werner e ka marrë shumë seriozisht dhe ka ofruar afro 70 milionë euro për shërbimet e tij. 

Do të jetë një merkato verore tejet determinante për ‘’ Të Kuqtë ‘’, një ekip i formuar për të qenë protagonist në çdo sezon edhe pse së fundmi ka patur ulje-ngritje të vazhdueshme. 

Traineri Thomas Tuchel e ka krahasuar 25 vjeçarin me Federico Valverden, i cili spikat për aspektin fizik, inteligjencën në atë taktik dhe vazhdimësinë. 

Por ish fituesit e Champions Leagues dhe Premier Leagues s’do ta kenë të lehtë sepse thuhet se edhe drejtuesit e Real Madridit po e vëzhgojnë me shumë kujdes James Garner dhe si pothuajse në çdo periudhë transferimesh edhe në vijuesen do të zhvillohet një supersfidë. 

Referuar rendimentit të shkëlqyer natyrisht edhe vlera e kartonit është rritur në mënyrë të konsiderueshme i cili në sezonin aktual numëron 3 gola në 33 sfida.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy