
Me kalimin e kohës Jonathan David po e rrit rendimentin dhe tashmë konsiderohet një ndër sulmuesit më të mirë në kontinentin e vjetër.
Kanadezi është pjesë e listës së Bayern Munchenit, drejtuesit e të cilës e shikojnë si zëvëndësuesin ideal të Harry Kanes.
Ylli i Lilles prej katër sezonesh po tregon vlerat e padiskutueshme në ofensivë dhe në aktualin numëron 26 gola dhe 8 asiste në 46 sfida.
Bavarezët fatkeqësisht ia kanë dorëzuar fronin e Bundesligës Bayer Leverkusenit, një fakt shqetësues, i cili do të tentohet të ndryshohet gjatë sezonit të ardhshëm.
Ndërkohë, francezët e vlerësojnë shitjen e golashënuesit një mundësi shumë të mirë për të mbushur arkat, edhe pse mungesa e tij natyrisht do të lërë një boshllëk në metrat e fundit.
Momentalisht vlera e kartonit të ishi-t të Gentit i arrin 50 milionë eurot, një shifër aspakt problematike për ekipin nga Mynihu, një kandidat potencial për fitimin e titujve të rëndësishëm në çdo sezon.
Me vetëm 23 vite mbi supe Jonathan David premton shumë për të ardhmen, i cili besohet se e ka arritur nivelin për të qenë pjesë e një ekipi elite, në Gjermani dhe kontinentin e vjetër.



