
Ish-lojtari i Interit Giuseppe Bergomi, është shprehur se në këtë kampionat në Serie A, Milani ka treguar se është më i fortë se rivalët e qytetit.
Bergomi më tej shtoi se trajnerit të Interit, Inzaghi i dhemb humbja me Bologna, ndonëse ai nuk do e pranojë kurrë diçka të tillë.
Në harkun e të gjithë kampionatit, Milani ka qenë më i fortë. Janë më të qëndrueshëm, nuk pësojnë, kanë mbrojtjen më të mirë të Europës në 10 ndeshjet e fundit, por edhe në sulm kanë lojtarë europianë.
Te Interi nuk është dikush që mund të shënojë vetëm me një pasim të portierit, pasi u mungon shpejtësia dhe duhet të ndërtojnë deri te zona kundërshtare
Inzagi nuk do ta pranojë kurrë, por i dhemb humbja ndaj Bologna dhe mënyra si e luajti atë ndeshje.



