
Me një skuadër shumë solide dhe një dëshirë të madhe për të mos devijuar nga rruga e suksesit , Pep Guardiola është rikthyer në retrospektivë , pikërisht në klubin e zemrës të cilit i dha aq shumë famë në të kaluarën .
Ronald Araujo është bërë pjesë e listës së gjatë të katalanasit të cilit i skadon kontrata në ‘’ Camp Nou ‘’ në 30 qershorin e 2023-shit por rendimenti i shkëlqyer nuk i ka shpëtuar syve të mprehtë të ishi-t të Bayernit .
Këtë pistë e ka forcuar një mbledhje ndërmjet Pep Guardiolas dhe agjentit të uruguajanit e cila sipas ‘ Sport ‘ ka hedhur hijet e para të dyshimit për vijimin e qëndërmbrojtësit në ‘’ Camp Nou ‘’.
‘’ The Citiziens ‘’ janë të uritur për trofe të rëndësishëm , sidomos atë të Champions Leagues që i shpëtoi nga duart në sezonin e kaluar dhe ky projekt ambicioz mbështetet tek transferimi në ‘’ Etihad Stadium ‘’ i lojtarëve që kanë bërë bujë dhe Ronald Araujo është shëndërruar në të pazëvëndësueshëm për Xavi Hernandez .
22 vjeçari ka marrë me meritë rolin e një lideri në prapvijë dhe ky fakt është një alarm për Barcelonën sepse duhet ta shtojë vigjilencen pasi pas dere janë pretendentë të fuqishëm në aspektin sportiv dhe ekonomik , duke mos përjashtuar këtu se mund të jenë rivalët e spanjollëve në një të ardhme të afërt .
63 ndeshje , 4 gola dhe 2 asiste të shoqëruara me një rendiment impresionues jo vetëm që e kanë lartësuar figurën e ishi-t të Boston River por e kanë bindur edhe trainerin e kombëtares ‘ Celeste ‘ Washington Tabarez për ta përfshirë në 11-shen titullare gjatë eleminatoreve të Katar 2022 duke i dhënë kënaqësinë unike të përfaqësimit të 2 herë kampionëve të botës .
Potenciali ekonomik i Manchester City-t i jep të drejtën për të ëndërruar por kundërpërgjigjja besohet se dihet tashmë sepse tek Barcelona konsiderohen të patolerueshëm hapat e gabuar .



