U afrua sezonin e kaluar, portieri njofton largimin nga Partizani

U afrua sezonin e kaluar, portieri njofton largimin nga Partizani

Portieri Vokli Laroshi është larguar zyrtarisht nga Partizani. Ka qenë vetë lojtari, që nëpërmjet një postimi në profilin e tij, ka njoftuar “divorcin” me të kuqtë.

Laroshi u bashkua me Partizanin një vit më parë, pas paraqitjeve të shkëlqyera që kishte zhvilluar me Turbinën në Kategorinë e Parë.

Megjithatë 20-vjeçari nuk arriti të gjejë dot hapësira në ekipin e parë te të kuqtë dhe për këtë arsye ka vendosur të largohet, për të vazhduar karrierën diku tjetër, ku do të ketë më shumë minuta në dispozicion.

Dua t’iu bëj të ditur se nga sot nuk jam më pjesë e ekipit të Partizanit. Dua të falënderoj presidentin Gaz Demi, drejtorin Olsi Rama, punonjësit e klubit dhe trajnerët me të cilët pata mundësinë të punoja gjatë këtij viti.

Falënderoj të gjithë shokët e ekipit për momentet e kaluara dhe veçanërisht falënderoj tifozerinë e mrekullueshme të kuqe! Nuk është një lamtumirë, por një mirupafshim. Me shumë respekt, Vokli Laroshi!”, thuhet në postimin e lojtarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy