
Fare pak nga mbarimi i kontratës me Barcelonën , ekzaktësisht një muaj, Ousmane Dembele po tentohet nga disa ekipe , me Paris St Germain të avantazhuar .
Mirëpo duke patur parasysh kualitetin e francezit edhe Liverpooli ka menduar të hyjë në garë për sulmuesin për të shtuar rezultatet në metrat e fundit pasi është një lojtar shumë i shpejtë , me një teknikë mbresëlënëse .
Lajmet e fundit sigurisht ia reduktojnë shpresat ‘’ The Redsave ‘’ pasi 25 vjeçari është në negociata e sipër me katalanasit për qëndrimin në ‘’ Camp Nou ‘’ edhe pse kjo marrëveshje konsiderohet shumë e vështirë për tu arrirë për arsye të pretendimeve të 25 vjeçarit.
Mbërritja e drejtorit sportiv Luis Campos tek ‘’ Les Pariziens ‘’ mund ta ndryshoje rrjedhën e ngjarjeve dhe sipas ‘ Le Parisien ‘’ miqësia e Osumane Dembeles me Kylian Mbappen mund ti hapë rrugën transferimit për në ‘’ Parque de Prince ‘’ .
Por me Chelsean dhe së fundmi hyrjen e Liverpoolit në skenë, vështirësohet ndjeshëm e ardhmja e Ousmane Dembeles por largimi i mundshëm i Sadio Manes apo Firminos e ka shtyrë Jurgen Kloppin të kërkojë dy ose tre opsione për ofensivën .
Momentalisht nxënësit e gjermanit janë të përqëndruar maksimalisht tek finalja kundër Real Madridit dhe pas këtij momenti shumë të rëndësishëm do të bëhen me qetësi llogaritë e merkatos për ti shërbyer sezonit vijues, të cilin anglezët mund ta fillojnë si rivalët për tu mposhtur në Champions League .
Mënyra e lojës së lojtarit nga Vermon përputhet me atë të Liverpoolit sepse kampionati anglez shquhet për shpejtësinë dhe dyluftimet e ashpra por duhet patur parasysh edhe Barcelona që mund të befasojë në momentet e fundit dhe të vijojë të ketë në dispozicion një lojtar shumë të rrezikshëm në ofensivë .



