Nedim Bajrami ka qenë protagonist me Empolin ditën e sotme, teksa ka gjetur rrugën e rrjetës në Kupën e Italisë, në sfidën ndaj Hellas Verona, të vlefshme për fazën e 1/16-ve.
Empoli u kualifikua për më tej pasi fitoi me rezultatin 3-4, në një ndeshje me të vërtetë spektakolare.
Bajrami shënoi pikërisht golin e 4-t të Empolit në minutën e 74-t, që në fund rezultoi vendimtar për të kaluar më tej. Pas një Asisti të La Mantia, fantazisti shqiptar lëshon një gjuajtje të fortë në hyrje të zonës, e cila u ndal në fundin e rrjetës.



