Milan mendon për Bailly

Milan mendon për Bailly

Orët e fundit Milani është vënë në ndjekje të një lojtari që ka humbur shumë pikë tek Manchester United . Eric Bailly  konsiderohet opsioni B nga traineri i përkohshëm Ralf Rangnick dhe kuqezinjtë kanë menduar ti ofrojnë një shans ideal për të ndryshuar situatën kaotike të përjetuar tek anglezët .

Të qënit një zëvëndësues tipik e ka stërlodhur  mbrojtësin nga Bregu i Fildishtë  dhe sipas ‘ Calciomercatos ‘  për italianët është shëndërruar në një ndër prioritetet e merkatos , tek e cila sigurisht do të investojnë fuqishëm .  

Kontaktet e para ndërmjet ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ dhe ‘’ Djallit ‘’ kanë inicuar  dhe flitet për një huazim të mundshëm deri në fundin e sezonit për të pritur verdiktin e Stefano Piolit mbi qëndrimin ose jo të 27 vjeçarit në mitikun ‘’ San Siro ‘’.

Ishi i Villarealit momentalisht është i grumbulluar me kombëtarën e tij në Kupën e Afrikës që po zhvillohet në Kamerun dhe e ka evituar këtë temë për të mos e shpërqëndruar  vëmëndjen .

Mungesa e aktivizimit mbetet problemi i vetëm për Eric Bailly-n që mund të shënojë përkeqësime nëse nuk do të marrë një vendim inmediat për të ardhmen dhe Milani është një skuadër që meriton vlerësim maksimal sepse me strategun Stefano Pioli ka ndryshuar rrënjësisht duke u ripërfshirë në rangun e më të mirave në Serinë A dhe  i mbetet të rikuperojë terrenin e humbur në Uefa Champions League , aty ku e presin më të fortat e kontinentit .

Duhet marrë në konsideratë se tek anglezët Eric Bailly përfiton 3 milionë euro në sezon, shifër jo e lehtë për tu përballuar nga Milani , por s’përjashtohet një sforco për ishi-n e Villarealit .

 

 

 

 

 

 

 

  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy