
Christian Eriksen nuk ka ndërmend të heqë dorë përfundimisht nga futbolli i luajtur dhe për këtë arsye, tashmë po përgatit rikthimin në fushë.
Danezi mbylli kontratën me Interin pak ditë më parë, pasi nuk i lejohej të luante në Itali me defribilator në zemër.
Tashmë Eriksen ka dalë në stërvitje me Chiasso, ekip i Ligës së Tretë zvicerane. Megjithatë vështirë se mesfushori do të vazhdojë karrierën te kjo skuadër, pasi gjasat janë që karrierën ta vazhdojë tek Ajax ose te Odense në Danimarkë.



