Parisi i hap derën Navasit

Parisi i hap derën Navasit

Mbërritja e Christophe Galtier në ‘’ Parque de Prince ‘’ është shoqëruar me një sërë ndryshimesh të cilat mendohet se do ti vinë në ndihmë Paris St Germain për të arritur objektivat në të ardhmen.

Prej kohësh tek ‘’ Les Pariziens ‘’ Keylor Navasi e ka humbur protagonizmin dhe Gianluigi Donnarumma është shëndërruar në preferencën absolute të numrit një të stolit.

Sigurisht ky fakt kosiderohet një sinjal për kosta rikanin i cili duhet të kërkojë  një tjetër destinacion në të ardhmen dhe pikërisht drejtuesit e kryeqytetasve janë përfshirë totalisht në këtë çështje, të ndihmuar edhe nga interesi i disa ekipeve për 35 vjeçarin.

Natyrisht për kampionët në fuqi të Ligue 1 , largimi i Keylor Navasit konsiderohet një fuqizim arkash me qëllimin e transferimeve cilësore në merkaton e ardhshme pasi për fitimin e Champions Leagues , objektivi primar i Paris St Germain duhet një investim i konsiderueshëm, pavarësisht se kjo skuadër mbetet një ndër më të mirat në qarkullim.

106 sfida, 86 gola të pësuar dhe 46 të tjera  në të cilat nuk ka pësuar , janë përmbledhja e eksperiencës katërvjeçare të Keylor Navasit , me një ekip i cili është ndërtuar për të fituar të gjithë trofetë në çdo sezon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy