Liverpool ecën me hap kampioni, fiton City, ngec United i Mourinho

Liverpool ecën me hap kampioni, fiton City, ngec United i Mourinho

Forma pozitive e Liverpool-it vazhdon edhe në javën e 6-të të Premier League. "The Reds" mposhtën pa shumë probleme 3-0 Southampton në "Anfield Road" duke treguar edhe njëherë objektivet e këtij sezoni. Protagonist absolut në këtë sukses ishte padyshim ylli kosovar Xherdan Shaqiri.

Fillimisht mesfushori i kombëtares zviceriane detyroi mbrojtësin Hoedt ta depozitonte sferën në rrjetën e tij, ndërsa në minutën e fundit shtesë, nga goditja e dënimit tronditi traversën, duke e kthyer në një asist për Mohamed Salah i cili e kishte fare të lehtë ta shtynte topin drejt rrjetës. Pak minuta para egjiptianit, Joel Matip kishtë shënuar golin e 2-0. 

Fitore arriti dhe Manchester City i drejtuar nga Pep Guardiola. Kampionët në fuqi hodhën pas krahëve disfatën e mesjavës në Champions, duke shkatërruar me rezultatin 5-0 Cardiff Cityn. Aguero, Bernardo Silva, Gundogan dhe dopieta e Mahrez i dhanë fitoren e 5-të në gjashtë javë kampionat "qytetarëve". 

Zhgënjeu Manchester United, me "djajtë" e kuq që nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 përballë Wolves. Edhe pse kaluan të parët në avantazh me anë të Fred, Joao Moutinho i prishi llogaritë skuadrës së Jose Mourinho që nuk po tregon vazhdimësi. 

Fitore komode arritën edhe Burnley e Leicester që mposhtën respektivisht 4-0 Bournemouth dhe 3-1 Huddersfield. Në barazim pa gola u mbyll takimi mes Crystal Palave dhe Newcastle. Pas 6 javësh kampionat, Premier League kryesohet nga Liverpooli me pikë të plota, 18.

"The Reds" mbajnë pas Cityn në kuotën e 16 pikëve, ndërsa United mbetet shumë larg, pasi mban vendin e 5-të me 10 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy