Në Greqi i besojnë talentit shqiptar, firmos deri në vitin 2026

Në Greqi i besojnë talentit shqiptar, firmos deri në vitin 2026

Mario Mitaj premton shumë për të ardhmen, teksa u bashkua me ekipin e parë të AEK, ende pa mbushur 18 vjeç.

Mbrojtësi shqiptar, tashmë do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit grek, që beson te aftësitë e futbollistit. Ditën e sotme, klubi grek ka njoftuar rinovimin e kontratës me futbollistin e Shqipërisë. Në kontratën e re, Mitaj ka firmosur deri në qershor të vitit 2026.

Në sezonin e kaluar, mbrojtësi u aktivizua në 10 ndeshje me AEK, 7 prej të cilave i nisi si titullar. Paraqitjet e treguara nga 18-vjeçari kanë lënë shije të mirë te drejtuesit, të cilët tashmë e kanë “blinduar” me një kontratë deri në vitin 2026.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy