
Dyshimet në lidhje me qëndrimin e Ferland Mendy në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ ia kanë hapur rrugën disa ekipeve të njohura për të tentuar firmosjen me francezin.
Në verën e 2019-tës Florentino Perezi investoi 55 milionë euro për anësorin por Carlo Ancelotti nuk është bindur për arsye të mospjesëmarrjes së ishi-t të Lyonit në fazën ofensive, fakt shumë i rëndësishëm për performancën e ‘’ Galaktikëve ‘’.
Zërat për një largim të mundshëm tashmë kanë filluar të qarkullojnë në kampin e kryeqytetasve por fakti është se për 27 vjeçarin do të zhvillohet një sfidë e ashpër ndërmjet Manchester City-t, Juventusit dhe Interit.
Parashikohet një ofertë prej 60 milionë eurosh për ta arritur akordin me Ferland Mendy-n dhe një aspekt që duhet shtuar është se pretendimet e tij konsiderohen të ekzagjeruara nga drejtuesit e Real Madridit.
Eksperienca në katër sezone për këtë lojtar përmblidhet me 123 ndeshje , 5 gola dhe 10 asiste por natyrisht tek një ekip kaq i famshëm është e pamundur të qëndrosh nëse nuk i përmbush pritshmëritë pasi në çdo sezon kryefjala është fitimi i trofeve në kompeticionet pjesëmarrëse.



