Ashtu siç pritej nuk ka anjë surprizë në formacionet e përballejs Itali – Shqipëri. Kombëtarja e drejtuar nga tekniku italian De Biasi do të zbresë në fushën e “Renzo Barbera”s me reshtimin 5-4-1.
Në portë konfirmohet Strakosha, me Ajetin, Veselin dhe Kukelin në qendër të prapavijës dhe Hysajn e kapitenin Agolli përkatësisht në krahun e djathtë dhe të majtë. Dyshja e qendrës së mesfushës përbëhet nga Basha dhe Memushaj, ndërsa në krahë janë Lila në të djathtë e Roshi në të majtë. Sokol Cikalleshi i vetëm ka peshën e sulmit.
Asnjë surprizë edhe tek italianët, që reshtohen me formacionin 4-2-4: Bufon; Zapakosta, Barzalji, Bonuçi, De Shiljo; De Rosi, Verrati; Kandreva, Insinje, Imobile, Beloti.



